Flash

Kosova voton/ Incident në Mitrovicë, goditet vëllai i kreut të LDK-së

Lapsi.al 6 October 2019
Kosova voton/ Incident në Mitrovicë, goditet vëllai i kreut

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar vëllai i kryetarit të degës së kësaj partie në Mitrovicë nga një aktivist i PDK-së në Mitrovicë. LDK shkruan se është sulmuar Fidan Kamberi, mësues i shkollës fillore “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh të Mitrovicës i cili ishte vëzhgues në këtë proces. Bëhet e ditur se nga sulmi ai ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

Parregullsi janë vënë re në qytete të ndryshme të Kosovës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se ishin vënë re disa shkelje të ligjit.

“Një komisioner e ka fotografuar votën dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale. Ai është shoqëruar në polici. Në shkollën “8 Marsi” një qytetar ka fotografuar votën, që gjithashtu është shoqëruar në polici. Në Klinë një komisioner dhe një votues janë arrestuar, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, por në përgjithësi ka qenë situatë e qetë”, - tha Nikçi për T7. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI