Flash

U vetëhodh nga pallati, Policia jep detajet për ngjarjen në Tiranë

Lapsi.al 5 October 2019
U vetëhodh nga pallati, Policia jep detajet për ngjarjen në

Policia ka komunikuar informacionin paraprak lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar rreth dy orë më parë në Tiranë.

Sipas njoftimit, një ri, shtetasi me iniciale A.T., 24 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës në rrugën “Medar Shtylla”.

Mësohet se 24-vjeçari është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Ndërkohë, Policia vijon të qendrojë në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI