Flash

Basha përsërit mesazhin ndaj Ramës: Mbaj përgjegjësi për skandalet, ose hap krahun

Lapsi.al 5 October 2019
Basha përsërit mesazhin ndaj Ramës: Mbaj përgjegjësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili shprehte gatishëmrinë për t’iu drejtuar selisë blu në funksion të negocimit, si një takim “për sy e faqe”, që sipas tij nuk do t’i shërbente zgjidhjes së krizës politike që ka ngërthyer prej kohësh vendin.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo Javë”, Basha theksoi se e vetmja formulë për kapërcimin e krizës në vend është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.“Edi Rama nuk është i interesuar të zgjidhë krizë, por është i interesuar për një shfaqje tjetër. Vendi nuk ka nevojë për një takim sa për sy e faqe, vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza dhe kjo nuk bëhet me shfaqje, por me zgjedhje të lira e të ndershme.”

Si parakusht për zgjjidhjen e ngërçit në jetën politike dhe institucionale të vendit, kryedemokrati ka veçuar “hetimin e plotë të çdokujt në dosjet e famshme dhe me një proces transparent për një reformë zgjedhore që i garanton qytetarëve që zëri i tyre do të dëgjohet”, kushte që janë vendosur edhe nga Bundestagu gjerman në këmbim të dhënies së pëlqimit për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Basha ka përsëritur mesazhin ndaj kreut të qeverisë, duke u shprehur se nëse nuk e zbaton planin e PD-së për Reformën Zgjedhore, është mirë “të hapë krahun”. “Nuk  ka dhe nuk do të ketë marrëveshje, Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalitetin, kapjen e zgjedhjeve, Edi Rama duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, për këtë ka një plan të qartë që duhet ta marrë e ta zbatojë, ose të hapë krahun.”- tha ndër të tjera Basha. ©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Durrës, djali qëllon me levë babain

Policia e Durrësit ka parandaluar në kohë një ngjarje që mund të kishte përfunduar me viktima. Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se në Rrashbull, ...

14:16

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI