Flash

Ndryshon moti, ulje temperaturash dhe reshje shiu

Lapsi.al 3 October 2019
Ndryshon moti, ulje temperaturash dhe reshje shiu

Muaji tetor do te nisë dhe do të mbyllet me reshje shiu dhe ulje të temperaturave. Sinoptikanët thonë se kjo është normale për stinën e vjeshtës. Reshjet e para nisin mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe pas një ndalese, rikthehen të hënën.

Rënia e temperaturave shoqëruar me reshje shiu në këtë fillim tetor për sinoptikanët është krejt normale për stinën që jemi.

Në një interviste per Ora News sinoptikani, Hakil Osmani thotë se reshjet e shiut nisin pasditen e kësaj të enjteje deri mesditën e së premtes, për tu rikthyer sërish të hënën.

Hakil Osmani: Territori shqiptar do të ketë vranësira, duke bërë që edhe reshjet të jenë më të dendura në të gjithë territorin. Kjo situatë do të vazhdojë deri në mesin e ditës së premte. Sa i përket ditës së shtunë dhe të dielë do të ketë përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që territori të jetë me kthjellime dhe vranësira. Pritet që dita e hënë dhe e martë të ketë rikthim të shiut.

Sa u përket temperaturave ato do të shënojnë një zbritje, edhe kjo normale për muajin tetor.

Hakil Osmani: Temperaturat do të jenë të freskëta pasi kemi pësuar një rënie në vlerat maksimale me 4-5 gradë, duke regjistruar vlerën 24-25 gradë.

Pjesa e dytë e muajit tetor do të regjistrojë prezencë më të madhe të reshjeve të shiut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI