Flash

Vidhet Ministria e Brendshme, Prokuroria nis hetimet

Lapsi.al 3 October 2019
Vidhet Ministria e Brendshme, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vjedhjen që dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, më datë 2 tetor, në parkun e ministrisë së Brendshme.

Paraprakisht, dyshohet se nga parku i institucionit janë marrë pajime, si: kondicionerë, printer dhe skanera. Informacioni është bërë i ditur nga një burim jozyrtar pranë Prokurorisë për televizionin "Top Channel".

Sipas të njëjtit burim, kjo është vjedhja e dytë brenda një harku të shkurtër kohor, pasi edhe më herët, nga i njëjti institucion janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI