Flash

“Tejkaloi kompetencat"/ Meta nesër qëndrim zyrtar për raportin e "Venecias"

Lapsi.al 3 October 2019
“Tejkaloi kompetencat"/ Meta nesër qëndrim zyrtar për

Presidenca ka njoftuar se ditën e nesërme do të publikojë qendrimin mbi draft opinion e Komisionit të Venecias lidhur me kushtetuetshmërinë e vendimit të kreut të shtetit, Ilir Meta, për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Mësohet se bashkëngjitur qendrimit të presidentit, do të jenë të listuara edhe disa pyetje ndaj ekspertëve të "Venecias", me qëllim shterimin përfundimtar të çështjes në fjalë.

Më datë 27 shtator u publikua raporti paraprak pas misionit faktmbledhës të ekspertëve të Komisionit të Venecias, në kuadër të kërkesës për dhënien e një opinioni nga Komisioni Hetimor i ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të Metës për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve. Në draft-raport shkruhej ndër të tjera se sipas "Venecias", presidenti ka tejkaluar kompetencat që i jep Kushtetuta, por duke theksuar nga ana tjetër se nuk bëhej fjalë për një shkelje të rëndë, në bazë të të cilës mund të merret vendimi për ta shkarkuar.

"Në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet.”- vërehej në raportin paraprak.

 

 

Të këshilluara

Dibër, xhaxhai qëllon me thikë nipin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Peshkopi, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Policia ka bërë me dije se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, b...

19:37

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI