Flash

Del FOTOJA/ Ky është 34-vjeçari që u ekzekutua në Mirditë

Lapsi.al 3 October 2019
Del FOTOJA/ Ky është 34-vjeçari që u ekzekutua në

Lapsi.al ka siguruar foton e 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjet i vrarë pasditen e djeshme në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë.

Mësohet se viktima njihej edhe nëpërmjet një emri të dytë: Anton Zefi. Sipas informacioneve të komunikuara nga Policia, Zefi është marrë peng para se të vritej dhe është ekzekutuar në Rrugën e Kombit. Më pas, trupi i tij është hedhur në një kanal të fshatit mirditor, ku u gjet nga banorët e zonës.

Pista e parë që prin hetimet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës, Ndue Zefi, ka vrarë mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndrecën, pasi ky i fundit i kishte ofenduar familjarët.

Ndërkohë, burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Dibër, xhaxhai qëllon me thikë nipin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Peshkopi, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Policia ka bërë me dije se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, b...

19:37

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI