Flash

"Luan bixhoz në Monte Carlo", Rama shigjeton një prokuror të Durrësit

Lapsi.al 3 October 2019
"Luan bixhoz në Monte Carlo", Rama shigjeton një prokuror

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë, teksa po fliste për Reformën në Drejtësi, si një nga kushtet kyçe për celjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Shefi i ekzekutivit foli pa përmendur një emër të përveçëm, për një prokuror në Durrës, që sipas tij punon për një organizatë kriminale dhe i bën presion edhe administratës shtetërore.

Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi I një drejtësie që arretson është ky që po bëjmë“, tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI