Flash

3.4 vjet shërbim prove/ Tahiri kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

Lapsi.al 3 October 2019
3.4 vjet shërbim prove/ Tahiri kërkon pafajësinë, ankimon

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda dënimin prej 3.4 vjetësh shërbim prove, kundrejt akuzës për shpërdorim detyre.

Një nga titullarët më të rëndësishëm të mandatit të parë nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, ka kërkuar pafajësinë, duke e konsideruar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda si qesharak.

Pas një seance maratonë në 19 shtator, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë ku kërkoheshin 12 vjet burg për ish-ministri (që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar), bazuar në akuzat për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Paralelisht me Tahirin u shpall fajtor gjithashtu edhe Jaeld Çela, ish-drejtues i policisë së Vlorës, i cili gjendet aktualisht në arrati. Çela u dënua për shpërdorim detyre dhe u shpall gjithashtu i pafajshëm për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të pjesëmarrjes në organizatë kriminale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI