Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për prishjen e të paktën 60 objective pa leje përgjatë bregdetit të Vlorës.
Në mbështetje të këtij aksioni kanë mbërritur forca të shumta policie të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për të shmangur përplasjet e mundshme me pronarët e këtyre objekteve, të cilët patën lajmëruar se do të kundërshtonin me forcë prishjen e bizneseve të tyre. Megjithatë, deri në këto momente situata paraqitet e qetë.
Aksioni ka nisur me shembjen e lokalit të njohur në zonë, "Copa Cabana", për të vijuar me 59 objektet e tjera.
[video width="800" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/09/Video_Editor_Music_Movie_Maker_9-30-2019_101645_AM.mp4"][/video]