Flash

Tjetër gomone në ujërat greke, arrestohet trafikanti shqiptar

Lapsi.al 29 September 2019
Tjetër gomone në ujërat greke, arrestohet trafikanti shqiptar

Pak ditë pas operacionit spektakolar, një tjetër gomone shqiptare bie ne duart e policisë greke. Këtë të diel një gomone ka vënë në alarm rojet bregdetare të antidrogës ELAS. Mediat vendase shqkruajnë se rreth 15.30 autoritetet e ishullit Egjinas kanë zbuluar gomonen me një të huaj në bord.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një shqiptar, i cili dyshohet se është i përfshirë në një tjetër rast të trafikut të drogës. Gomonia e tij kishte ngecur pasi u ndoq nga snajperistë jashtë bregdetit të Lesvos. Operacioni është në zhvillim e sipër, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal shqiptar që transportonte kanabis drejt Turqisë në këmbim të heroinës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI