Flash

Sherr me thika jashtë një diskoteke në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Lapsi.al 30 September 2019
Sherr me thika jashtë një diskoteke në Itali, arrestohen dy

Përfundojnë në prangat e policisë italiane dy vëllezërit shqiptarë, pasi u bënë pjesë të një sherri me thika jashtë ambienteve të një diskoteke në Breshia të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku njëri prej vëllezërve shqiptar qëlloi me thikë një djalë 30 vjeçar nga Breshia, i cili u transportua me urgjencë në spital, por pa rrezik për jetën.

Sipas burimeve, ngjarja nisi brenda ambienteve në diskos, e më pas dolën jashtë saj për t’u sqaruar, por situata për fat të keq precipitoi dhe njëri prej shqiptarëve nxori thikën duke i shkaktuar plagë 30-vjeçarit.

Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan si përgjegjës të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI