Flash

Detaje të reja nga atentati ndaj "të fortit" të Niklës: Nuk donin ta vrisnin, halla zbuloi autorët

Lapsi.al 30 September 2019
Detaje të reja nga atentati ndaj "të fortit" të

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me hetimet për zbardhjen e atentatit të para pak ditëve ndaj Mariglen Hakës, 28 vjeç, të njohur ndryshe si “i forti” i Niklës. Mësohet se hetuesit e çështjes kanë ngritur dhe po udhëhiqen së fundmi nga pista e pengmarrjes, në zbardhjen e shkaqeve dhe të autorëve të ngjarjes, ku mbeti e vdekur halla e targetit të sulmit në fshatin Zezë të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve të marra në rrugë informale nga grupi hetimor, ka dyshime të qenësishme se autorët ende të paidentifikuar, nuk kanë patur si qëllim vrasjen e Hakës, por marrjen e tij peng. Po ashtu, të njëjtat burime shpjegojnë se grupi hetimor priret të besojë se autorët kanë pasur informacione të sigurta mbi lëvizjet e Hakës dhe që në momentet para ngjarjes, kanë qenë në dijeni se ai ndodhej në banesë.

Ndërsa, hapja e zjarrit në drejtim të hallës së objektivit, Shpresa Bashës, 50 vjeç, dyshohet të jetë motivuar pasi kjo e fundit ka mundur të zbulojë autorët duke njoftuar nipin e saj, i gjendej në oborr. 50-vjeçarja humbi jetën nga një plumb në trup, ndërsa Hakak mbeti i plagosur në krah.

Policia dyshon se autorët kanë mundur të depërtojnë në thellësi të fshatit Zezë nëpërmjet informatorëve të tyre, duke mos u diktuar në zonë. Nga mënyra e organizimit të atentatit, mendohet se autorët e krimit janë vrasës me pagesë. Në vendngjarje u sekuestruan mbi 100 gëzhoja të qëlluara armë automatike nga dy drejtime të ndryshme.

Haka, i lindur me 04.04.1991, është një personazh i njohur për policinë. Si një prej të “fortëve” të Fushë – Krujë. 28 vjeçari u arrestua në shtator të vitit 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës, nën akuzën e posedimit pa leje të armëve dhe të municioneve luftarake, si edhe për shitjen e lëndëve narkotike. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI