Vijojnë përplasjet e forta mes banorëve dhe punonjësve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit (IKMT), të cilët ndodhen në zonë për të zbatuar aksionin e prishjes së 60 objekteve.
Banorët kanë dalë me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, në përpjekje për të penguar shembjen e godinave në pronësi të tyre, duke pretenduar se janë të pajisur me lejet përkastëse. Po ashtu, pronarët e këtyre objekteve, shprehen se nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.
“Ne kemi një muaj e gjysmë të terrorizuar. Janë paraqitur ca civila, ca me bexha, ca pa bexha dhe thanë që do kalonin për të bërë informalitetin e zonës. Faleminiderit iu thamë. Mbas kësaj filluan fletat: një do prishet, një s’do prishet. Kemi gjithë këtë kohë pa vënë gjumë në sy familjarisht…Jetën do e jap para këtij betoni këtu. Kemi investuar këtu me lekë djerse. Bashkia thotë do i prishim. Kemi një javë që kërkojmë kryetarin e Bashkisë, kërkojmë projektin, por na shmangen që të gjithë. Të vijë me projekt, iki vetë.”- thotë një nga pronarët e objekteve që preken nga aksioni i IKMT-së.
Aksioni, ku përfshihen 60 ndërtesa të tilla që janë në plan për t’u prishur, ndërmerret sipas njësisë vendore të Vlorës për t’i lënë hapësirë plazheve publike. Në mbështetje të këtij aksioni kanë mbërritur forca të shumta policie të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për të shmangur përplasjet me pronarët e këtyre objekteve.
Aksioni ka nisur me shembjen e lokalit të njohur në zonë, “Copa Cabana”, për të vijuar me 59 objektet e tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=BzTQDelI6Lk&feature=youtu.be