Flash

VIDEO/ Nxehen gjakrat në Orikum, pronarët kundërshtojnë shembjen e godinave nga IKMT

Lapsi.al 30 September 2019
VIDEO/ Nxehen gjakrat në Orikum, pronarët kundërshtojnë

Janë nxehur gjakrat në Orikum, ku po zhvillohen përplasje të forta mes banorëve dhe punonjësve të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit (IKMT), të cilët ndodhen në zonë për të zbatuar aksionin e prishjes së 60 objekteve.

Banorët kanë dalë me fëmijët në krah përpara fadromave të IKMT-së, në përpjekje për të penguar shembjen e godinave në pronësi të tyre, duke pretenduar se janë të pajisur me lejet përkastëse. Po ashtu, pronarët e këtyre objekteve, shprehen se nuk iu është dhënë asnjë sqarim lidhur me projektin e Bashkisë.

Aksioni, ku përfshihen 60 ndërtesa të tilla që janë në plan për t’u prishur, ndërmerret sipas njësisë vendore të Vlorës për t’i lënë hapësirë plazheve publike. “Nuk e keni mirë këështu siç e keni nisur”- dëgjohen të bërtiura nga ana e banorëve, që po bëjnë rezistencë ndaj shembjes së këtyre ndërtimeve buzë detit.

Në mbështetje të këtij aksioni kanë mbërritur forca të shumta policie të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për të shmangur përplasjet me pronarët e këtyre objekteve.

Aksioni ka nisur me shembjen e lokalit të njohur në zonë, “Copa Cabana”, për të vijuar me 59 objektet e tjera.

 

https://www.youtube.com/watch?v=--Ev1pJGRiA&feature=youtu.be

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI