Flash

Bilanci i tërmetit/ 569 shtëpi të dëmtuara, 52 pallate, 5 shkolla, 132 të lënduar...

Lapsi.al 22 September 2019
Bilanci i tërmetit/ 569 shtëpi të dëmtuara, 52 pallate, 5

Tërmeti i së shtunës 7.5 ballë që goditi vendin tonë shkaktoi dëme të shumta materiale si dhe persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake zyrtare nga shtabi i emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë 132 persona u paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Për fat të mirë tërmeti më i fuqishëm i 3 dekadave të fundit nuk shkaktoi asnjë viktimë.

Pjesa e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe vetëm 10 prej tyre po marrin shërbimin mjekësor, 7 në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit. Sipas të dhënave që jep Tv Klan deri tani numërohen 569 banesa të dëmtuara si dhe 52 pallate. Nuk mungojnë dëmet në edhe në 5 shkolla, një qendër shëndetësore, 4 automjete, një kabinë elektrike dhe 1 urë të varur.

Të këshilluara

Tërmetet/Mëngjesi nis me dridhje të forta

Pas tërmetit tronditës 5.8 ballë të shkallës Rihter, pasditen e kaluar, janë ndjerë dhe një sërë lëkundjesh të tjera gjatë gjithë natës dhe në orët e para të më...

07:22

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI