Pas lëkundjeve të tërmeteve të fuqishëm që tronditën vendin këtë pasdite, kryeministri Edi Rama ka thirrur zhvillimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në mesnatë, pasi Rama të mbërrijë në Tiranë nga Frankfurti, ku ndodhej për t’u nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në një mbledhje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Mbledhja do të zhvillohet në mesnatë, sapo kryeministri të mbërrijë në Tiranë.”- kanë saktësuar burimet nga mazhoranca.
Në harkun kohor të 3 orëve të fundit, vendi u trondit nga tri tërmete, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.