Flash

Shqipëria "gjunjëzohet" nga tërmetet. Meta niset drejt Durrësit, epiqendrës së lëkundjeve

Lapsi.al 21 September 2019
Shqipëria "gjunjëzohet" nga tërmetet. Meta niset drejt

Pas tre tërmeteve të regjistruara në vend në harkun kohor të tri orëve, presidenti i Republikës, Ilir Meta, është nisur drejt qytetit të Durrësit, ku u lokalizua edhe epiqendra e lëkundjeve të forta.

Pas pak minutash, Meta pritet të mbërrijë në Prefekturën e Durrësit, ku do të zhvillojë një takim me prefektin Roland Nasto, për t’u njohur në detaje me pasojat që shkaktuan tërmetet.

Pasditen e sotme, vendi u trondit nga tri tërmete, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI