Flash

Tërmetet/ Ministrja e Shëndetësisë informon për gjendjen e të lënduarëve

Lapsi.al 21 September 2019
Tërmetet/ Ministrja e Shëndetësisë informon për

Ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, ka dhënë një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës në kryqytet mbi 52 të lënduarit si pasojë e tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin pasditen e sotme.

Pashë nga afër gjendje e të lënduar. Aktualisht janë  duke marrë shërbimin 21 qytetarë.  Janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbimin dhe janë larguar. Të gjithë qytetarët po marrin shërbimin e nevojshëm. Situata e tyre është e qetë dhe po bëjnë të gjitha trajtimet. Në përgjithësi situata është e qetë dhe spitalet janë përforcuar me mjekë dhe infermierë për të përballuar situatën e shtuar. Janë 68 qytetarë që po marrin shërbimet në Tiranë dhe Durrës dhe shëndetësia është në gatishmëri me të gjitha strukturat. Kanë qenë  18 qytetarët  edhe në spitalin e Durrësit dhe unë do të shkojë për të parë nga afër edhe të lënduarit  në spitalin e Durrësit”- ka thënë Manastirliu.

Ndërkohë, mjekët shprehen se dëmtimet që kanë marrë kryesisht qytetarët janë në pjesët e gjymtyrëve.

Në harkun kohor të 3 orëve të fundit, vendi u trondit nga tri tërmete, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI