Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, ka reaguar pas tri tërmeteve të fuqishme që goditën vendin pasditen e sotme.
Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në "Twitter", Basha përcjell një mesazh solidariteti duke shkruar se është lajm i mirë fakti që nuk pati viktima, ndërsa u uron të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë.
“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”-shkruan kryedemokrati në "Twitter".