Flash

SPD pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, CDU/CSU ende e pavendosur

Lapsi.al 9 September 2019
SPD pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, CDU/CSU ende e

Deputeti socialdemokrat gjerman i Bundestagut, Nezahat Baradari në një deklaratë të tij për Deutsche Wellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar."

Sipas deputetit socialdemokrat Nezahat Baradari, Bundestagu duhet tani të hapë përfundimisht rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

"Me kushtet paraprake të formuluara për Shqipërinë dhe fokusimin në kapitujt e shtetit ligjor në negociatat e pranimit, do duhet të jenë mënjanuar të gjitha pengesat që i zinin rrugën miratimit."

Partia Socialdemokrate Gjermane e mbështeti edhe në qershor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Kurse unioni CDU/CSU pritet që këtë javën të merret intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Siç mësoi Deutsche Welle nga qarqet e CDU/CSU-së në Berlin, javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), do të merren intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Të involvuar do të jenë kryeisht deputetët krisitandmeokratë e kristiansocialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Wadephul (CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian dhe të Jashtme. Gjatë javës së ardhme ata pritet të takohen si me përaqësues të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit pritet të vijë të premten e ardhshme (13.09) në Berlin. Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t'i japin Shqipërisë një "Po! me kushte", por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë. Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drogës, reformën zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si, zqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona.

Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i CDU/CSU-së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD. Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t'i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut. /DW

Të këshilluara

Sulm me armë në Holandë, 3 të vrarë

3 persona u vranë dhe një i katërt është në gjendje të rëndë nga një sulm me armë që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytezën e Dordrecht në Holandë. Mediat ve...

20:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI