Flash

Modeli i Matthew Palmer për Ballkanin, regjimi monist i Gjukanoviçit

Lapsi.al 9 September 2019
Modeli i Matthew Palmer për Ballkanin, regjimi monist i Gjukanoviçit

Matthew Palmer nuk rresht së dhëni mesazhe të këqia që kur ka filluar të merret seriozisht me Ballkanin. Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka dhënë një shembull të qartë se çfarë kupton ai me një demokraci të suksesshme. Gjatë një vizite në Mal të Zi ai e ka quajtur republikën e vogël ku mbretëron prej tre dekadash Gjukanoviçi si vendin më të suksesshëm multietnik të rajonit.

Palmer  zhvilloi vizitën e parë zyrtare në rajon në postin e tij të ri ku u takua me Presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Duško Marković të Malit të Zi.

“Mali i Zi është një udhëheqës dhe vendi më i suksesshëm multi-etnik në rajon dhe nuk është rastësi që unë vendosa ta vizitoj së pari pasi mora përsipër këtë pozicion”, tha Palmer.

Që në kohën e prishjes së Jugosllavisë, vendi i vogël ballkanik, drejtohet nga një ish drejtor doganash të ciliët shumë vite italianët e kanë hetuar dhe ndjekur si kontrabandist cigaresh. Që prej asaj kohe Milo Gjukanoviç, sot president, ka qenë me radhë, kryetar shteti, kryetar i parisë më të madhe, kryeministër dhe ka mbajtur në dorë frenat e pushtetit politik dhe ekonomik në Podgoricë.

Eshtë e vërtetë se ai ka veshur flamurin e properendimorit dhe ka përballë një opozitë të fortë pro ruse, por kjo nuk është kursesi e mjaftueshme për ta vizatuar atë me nota pozitive siç bën Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Digjen disa banesa të braktisura në Vlorë

Një zjarr ka rënë në lagjen "Pavarësia" të Vlorës. Nga flakët janë djegur disa banesa të braktisura midis pallateve. Banesat janë shumë pranë disa shtëpive t...

16:06

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI