Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

"Është një jashtëtokësor, Shqipëria ka një Hagi apo Stoichkov" Alban Bushi ngre në qiell talentin e Chelsea

Lapsi.al 7 September 2019
"Është një jashtëtokësor, Shqipëria ka

Vetëm 17 vjec e me një ardhme të gjithën për të shkruar, Armando Broja ende nuk ka lënë gjurmë tek tifozët kuqezi, por e ka bërë pa asnjë diskutim tek tekniku i tij i përfaqësueses, Alban Bushi. Entuziast për grupin që ka në dispozicion, tekniku i shpresave ka evidentuar talentin e Chelsea, si të ardhmen e kombëtares kuqezi: "Është i ri, shumë i ri akoma, por nëse vazhdon me këtë ritëm, Shqipëria do të kenë një Hagi, Savicevic, apo Stoichkov po marr Ballkanin, por mund të shkojë edhe më tej në kontinent. Nuk dua të bëj krahasime të ekzagjeruara, por kur e sheh në fushë ngjan me jashtëtokësor. Jam i bindur se Broja do ta bëjë Shqipërinë krenar".

Pjesë e përfaqësueses U 21 dhe me moshat e Chelsea, Broja po spikat edhe në kampionat me londinezët: në 4 ndeshje sulmuesi shkodran ka shënuar 5 gola, duke qenë protagonist dhe nën vëzhgimin e të gjithëve tek Blues. Edhe kundër Francës, pavarësisht humbjes, sulmuesi 183 cm i gjatë ka mbajtur gjithë peshën e ofensivës, kundër atyre që Bushi i quajtu më të fortët në botë për nën 21 vjecarët.

Pas katër golave të pësuar në miqësoren me Francën përfaqësuesja e Shqipërisë U21 duhet të ngrihet moralisht me shpejtësi, për të sfiduar në Niko Dovana Austrinë, në një ndeshje që ashtu si e pranon tekniku Alban Bushi në konferencën për shtyp është vendimtare për vendin e dytë në Grupin 3 të kualifikueseve për europianin. Natyrisht tekniku prêt një ndeshje krejt tjetër nga ajo përballë Francës, por ka bindjen se kuqezinjtë do të marrin rezultatin e duhur.

Shqipëria U21 në grupin 3 ka marrë vetëm dy pikë në tre ndeshjet e para, në të cilat ka humbur vetëm një, ndaj dhe ajo kundër Austrisë në 9 shtator është shumë e rëndsishme, me austriakët që kanë luajtur vetëm një ndeshjem të fituar 1-3 kundër Andorrës, kundërshtar ndaj të cilit skuadra e Bushit nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI