Vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe institucionit të Presidencën në lidhje me dekretet e kthyera për shqyrtim gjatë verës nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
Mbledhja e ditës së sotme në komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohet dekreti për pushtetin vendor, është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të qeverisë dhe Bledar Dervishajt, këshilltarit ligjor të presidentit Meta.
Dervishaj është shprehur se ndër të tjera dekreti është kthyer për arsye se krijon një kompetencë të re të autoriteteve vendore.
Ndërkohë, sipas socialistit Bashkim Fino, anëtar i komisionit, relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit, pra atij vetë.
“Ajo qe me vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua. Presidenti e di si veprohet kur vjen një nisme. Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia. I humbet pronësia vetëm kur shitet. Njësite vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrezojmë dekretin e presidentit për këto nene”, -tha ai.
Dekreti i Metës u rrëzua, sikurse u veprua në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë në fillim të javës për katër të mëparshimit: për konçesionet, për privatizimet, për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Vlorë, në Kjo "matje forcash" mes palëve ka nisur që prej vendimit të presidentit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.