Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Qendra europiane për lirinë e medias: Do denoncojmë ndërkombëtarisht sjelljen e Ramës me median

Lapsi.al 6 September 2019
Qendra europiane për lirinë e medias: Do denoncojmë

Këshilltarja ligjore e Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari, thotë se qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë nga sugjerimet e organizatave ndërkombëtare të medias lidhur me paketën antishpifje.

E ftuar në RTV Ora, Kusari tha për gazetaren Beti Njuma se do të bëjnë çdo gjë për të penguar miratimin e këtij projektiligji por nëse kalon atëherë ka dhe një plan B.

“Nëse kalon ne do të sigurohemi që ndërkombëtarisht të gjithë ta dinë se çfarë ligjesh kalon Rama. Për politikanët si Rama dhe në përgjithësi politikanët në Ballkan është shumë me rëndësi fytyra apo imazhi ndërkombëtar, ne aty mund ta godasim dhe do t’ja bëjmë të qartë dhe globalisht se çfarë kryeministri ka Shqipëria.

Jemi të shqetësuar me faktin se një nga politikanët më të fuqishëm në Shqipëri, Erion Veliaj, ka refuzuar të takohet me misionin tonë. (Misioni për lirinë e medias që erdhi në Tiranë 18-21 qershor) Nuk ka na ka ndodhur në asnjë shtet tjetër që një politikan që i bën kërkesë të takohet me ne me na refuzu, për arsye që ne nuk i dimë sepse nuk na i ka bërë të qarta.

Ndërsa jemi takuar me Edi Ramën. Ai jo vetëm që e ka mbrojtur idenë se ka të drejtë ti quajë gazetarët kazan etj,  por e ka pasur shumë të vështirë të pranojë se qasja e tij është gabim. Ka dhënë disa premtime se do të ketë kujdes te legjislacioni, por ne nuk jemi duke parë se premtimet që ka bërë është duke i mbajtur”, shprehet Kusari

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI