Flash

Rregullat e reja, ndalohen makinat që furnizojnë dyqanet e Tiranës mes orës 7 dhe 9 e mëngjesit

Lapsi.al 3 September 2019
Rregullat e reja, ndalohen makinat që furnizojnë dyqanet e

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije se me fillimin e vitit të ri shkollor do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të qarkullimit. Automjetet që furnizojnë dyqanet nuk do të qarkullojnë në fashën e orarit 07:00-09:00.

Kjo bëhet me qëllim për të shmangur trafikun e rënduar në Tiranë.

"Për të gjithë qytetarët dua t’i ftoj që të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit që do të hyjnë në fuqi nga data 16 shtator, nuk do të ketë furnizim çimçakizash dhe patatinash nga ora 7 me 9, se besojmë që kalamajtë janë më të rëndësishëm sesa patatinat. Kështu që do njoftoheni me një urdhër të posaçëm për të gjithë oraret e reja dhe do t’i japim prioritet qarkullimit", tha Veliaj.

Të këshilluara

Aksion në Elbasan, 8 të arrestuar

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një aksion arrestimesh. Në 24 orë janë vënë në pranga 8 persona për vepra të ndryshme penale. Unifromat blu raportojnë se...

15:42

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI