Flash

Aksion në Elbasan, 8 të arrestuar

Lapsi.al 3 September 2019
Aksion në Elbasan, 8 të arrestuar

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një aksion arrestimesh.

Në 24 orë janë vënë në pranga 8 persona për vepra të ndryshme penale.

Unifromat blu raportojnë se në pranga ranë:

- 66 vjeçari me iniciale I.T., banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin P.N.

- 44 vjeçari me iniciale G.M., banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, në banesë.

-30 vjeçari me iniciale K.N., banues në Gjirokastër, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar sepse ka kanosur dhe tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

-37 vjeçari me iniciale F.K., banues në Elbasan u arrestua pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e armëve të ftohta".

- 39-vjeçari me iniciale A.P., banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta vëllain e tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

- 39 vjeçari me iniciale P. Sh., banues në Prrenjas, u kap nga shërbimet e Policisë Librazhd, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale "Dhuna në familje".

- 44 vjeçari A.P., banues në Gramsh, pasi në fshatin Harunas, në vendin e quajtur "Bregu i Selesofit", gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 42 bimë narkotike të kultivuara. Dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe po punohet për kapjen e tij, ka kultivuar lëndë narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI