Flash

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për privatizimet

Lapsi.al 3 September 2019
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për

Në mbledhjen e parë pas pushimeve të verës, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për privatizimet.

Bëhet fjalë për “Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”.

Deputetët e opozitës së re parlamentare votuan pro dekretit të Metës.

Gjatë ditës së sotme, ky komision do të marrë në shqyrtim 4 dekretet e para të kthyera nga kreu i shtetit, mes të cilëve përfshihen ligji për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, si dhe ligji për konçesionin e rrugës Milot-Balldren, për të cilat Presidenti ka dhënë argumente për kosto të fryra dhe cenim interesash.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI