Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin Lezhë-Shëngjin. Një makinë është përplasur me rimorkion e një automjeti tjetër që vinte përballë dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës.
Report Tv ka publikuar edhe pamjet në momentin e aksidentit. Ora shënonte 19:52 kur një makinë ka kapur pjesën e pasme të një varke me pedale që tërhiqej nga një makinë tjetër. Siç duket shkak për këtë aksident është bërë mungesa e vëmendjes së shoferit.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/09/2j2w.mp4"][/video]