Flash

Kolapsi i Tiranës pa ujë/ Tabaku nxjerr shifrat: Si Veliaj mashtron dhe vjedh qytetarët

Lapsi.al 2 September 2019
Kolapsi i Tiranës pa ujë/ Tabaku nxjerr shifrat: Si Veliaj mashtron

Kjo ka qenë një nga verat më të vështiora për banorët e Tiranës. Në pjesnë më të madhe të kryeqytetit mungesa e ujit të pijshëm ka vështirësuar jetën e banorëve. Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta reagimet që akuzojnë bashkinë e Tiranës se mashtroin dhe servir një realitet tjetër.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një koment të saj shkruan se Tirana është sot një nga qytetet më kaotike dhe njëkohësisht administrata e saj është më e paafta ndonëse falë kërbaçit dhe shtetit policor ajo mbledh 173 milionë euro të ardhura, siç edhe raporton buxheti i vitit 2018.

Sipas Tabakut kjo vlerë është 30% më e lartë se sa të ardhurat që kjo bashki ka mbledhur në vitin 2015. Ish-deputetja thotë se rritja e të ardhurave nuk ka ardhur nga mirëmenaxhimi i mbledhjes, por si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave dhe për këtë ndalet te ajo që ka ndodhur me çmimin e ujit të pijshëm.

“Çmimi i ujit u rrit nga bashkia Tiranë në nëntor 2017 ku një familje paguan 20 lek/metër kub (pra me 31%) më shtrenjtë, për bizneset u rrit me 25 lek/metër kub (16% më shumë). Sakaq, u vendos që edhe taksa e banesës (e cila u rrit nga qeveria socialiste në vitin 2018 duke u katërfishuar), të mblidhej në faturat e ujit (pra nga UKT).

Tarifa e rritur e ujit dhe taksa e banesës e rritur me vendim të qeverisë i sollën për vitin 2018 të ardhura në vlerën e 1.87 mld lekëve (18 mln euro) apo 14% të të ardhurave të Bashkisë Tiranë për vitin 2018. Për vitin aktual të ardhurat e mbledhura nga UKT prej qytetarëve dhe bizneseve është 239 mln lekë (thuajse 2 mln euro) që janë rreth 9% e të ardhurave të bashkisë Tiranë për tremujorin e parë të këtij viti” – shkruan Tabaku.

Sipas idh deputetes demokrate të dhënat tregojnë se bashkia Tiranë ka rritur me 40% të ardhurat tek UKT vetëm nga rritja e taksës së pronës në raport me vitin 2015. Ndërkohë që për vitin aktual Bashkia Tiranë pritet të arkëtojë 35% më shumë nga tarifat dhe taksat që i janë rritur qytetarëve të Tiranës.

“Afërmendsh qytetarët që paguajnë 30% më shtrenjtë ujin dhe katër herë më shtrenjtë taksën e banesës dua të kuptojnë se përse nuk kanë ujë? Përgjigja mbase fshihet në propagandën e përditshme të Bashkisë e cila është kujdesur që krizën e thellë të furnizimit me ujë të mos e paraqesë as në media.

Me një stil sa gëbelsian aq edhe stalinist, askush nga media nuk pipëtin për situatën mesjetare të ujit në Tiranë ndërsa kronikat propagandistike të bashkisë vazhdojnë të furnizojnë mediat me lajmet se Tirana po fiton përherë e më shumë çmime ndërkombëtare” – e mbyll Tabaku që publikon edhe një foto të realizuar në zonën e saj elektorale në Rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI