Flash

PS premton sërish votën emigrantëve në 2021

Lapsi.al 2 September 2019
PS premton sërish votën emigrantëve në 2021

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2021, PS do të bëjë gjithçka është e mundur që të garantohet vota e emigrantëve. Ky është një premtim që socialistët e bëjnë cdo palë zgjedhje, por asnjëherë nuk e kanë finalizuar. Gjithnjë e kanë gjetur ndonjë justifikim, me siguri do e gjejnë edhe kësaj radhe. Fakti është që asnjë prej palëve politike në Shqipëri nuk u intereson vota e emigrantëve, pasi nuk i kanë nën kontroll, s'i manipulojnë dot, nuk u bëjnë dot presion.

“Në fillim të shtatorit, mblidhet parlamenti. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe ne duam që ta përfundojmë këtë reformë shumë të rëndësishme. Ky sezon vjen me mision të ri. Më 2021 ne do të garanmtojmë votën për shqiptarët që jetojnë jashtë. Do të kemi parasysh edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Kuvendi do të vijojë punën për reformën në drejtësi. Janë disa reforma, ajo zgjedhore, në drejtësi etj që ne duam t’i bëjmë. Unë shpresoj që edhe opozita të marrë pjesë për një reformë zgjedhore. Shpresoj që opozita të marrë përgjegjësinë që i takojnë”, tha Balla gjatë një interviste për News 24.

Të këshilluara

Gjendet i vdekur Uliks Gjenerali

Pas vrasjes në Memaliaj, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në jug. Mësohet se është gjendur i vdekur në banesën e tij në Lukovë, në rrethana engi...

15:35

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI