Flash

Rudina Hajdari: Basha dhe Kryemadhi e bënë Ramën perandor

Lapsi.al 2 September 2019
Rudina Hajdari: Basha dhe Kryemadhi e bënë Ramën perandor

Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk kurseu as dy drejtuesit e partive opozitare si Bashën dhe Kryemadhin.

Ajo theksoi se Rama sot është shndërruar në një “perandor” falë ndihmës së Bashës dhe Kryemadhit, të cilat sipas saj, vendosën me urdhrin e tyre të nxirrnin deputetët jashtë Kuvendit.

“Kush është fajtor për këtë situatë? Marrëveshja mes Ramës e Bashës. Kush e bëri Ramën perandor. Basha dhe Kryemadhi kërkuan që deputetët e tyre të dilnin nga Kuvendi. Ata e bënë Ramën Perandor. Opozita duhet të qëndrojë në Kuvend, kjo është e drejta jonë. Ne duhet të mbështesim reformën në drejtësi, e cila po zvarritet nga PS dhe po atakohet nga partitë që janë jashtë Kuvendit. Ky parlament dhe kjo opozitë do të vijojnë reformën zgjedhore. Çfarë ka ndodhur deri tani. Me lejoni të bëj një bilanc. Kuvendi i Shqipërisë ishte produktiv, sepse mbrojti reformën në drejtësi. Shqiptarët me padurim duan ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por edhe SPAK dhe BKH.

Do duhet t’u japim shqiptareve atë që kanë kërkuar: zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reforma zgjedhore do t’i japë fund këtij sistemi, që ka mbytur demokracinë brenda partisë. Ne jemi pro ndryshimeve. Diaspora e meriton të këtë përfaqësimin e tyre në Kuvend. Unë kam bindjen e plotë se Edi Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Në këtë pikë që jemi sot dhe kushdo tjetër që do ringritjen e të djathtës shqiptare, të shkojë fshat më fshat, qytet më qytet dhe ne nuk do të lodhemi për të vendosur demokraci në vend”-tha ajo.

Të këshilluara

Gjendet i vdekur Uliks Gjenerali

Pas vrasjes në Memaliaj, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar sot në jug. Mësohet se është gjendur i vdekur në banesën e tij në Lukovë, në rrethana engi...

15:35

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI