Flash

Dokumenti/ Prokuroria nis hetimet për faturën 900 euro/nata që “Fusha SHPK” i pagoi Maznikut

Lapsi.al 3 September 2019
Dokumenti/ Prokuroria nis hetimet për faturën 900 euro/nata që

Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas kërkesës publike të Partisë Demokratike për të marrë nën hetim nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili ka pranuar që kompania “Fusha SHPK” t’i paguajë hotelin gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar asaj të Tiranës për të siguruar të dhëna mbi përfitimin e paligjshëm për Maznikun, pas denoncimit se Fusha shpk, i ka paguar një faturë hoteli 908 euro nata, gjatë një vizite në Barcelonë. Në një shkresë zyrtare drejtuar Prokurorisë së Tiranës, janë dërguar për vlerësim ligjor të dhënat e publikuara nga mediat online.

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga media online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike, shtetasit Arbi Mazniku”, - shkuhet në letrën zyrtare.

Më herët Partia Demokratike u shpreh përmes zëdhënëses Ina Zhupa, se duke përfituar nga Fusha shpk, Mazniku ka ndikuar në dhënien e tenderëve të Bashkisë së Tiranës kësaj kompanie të cilat në katër vite llogariten 40 milionë euro.

Të këshilluara

Aksion në Elbasan, 8 të arrestuar

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një aksion arrestimesh. Në 24 orë janë vënë në pranga 8 persona për vepra të ndryshme penale. Unifromat blu raportojnë se...

15:42

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI