Bashkia e Gramshit ka zbatuar ditën e sotme vendimin për shembjen e digës së betonit në Kanionin e Holtës, ku ishte parashikuar ngritja e një hidrocentrali.
Ndërtimi i HEC-it u kundërshtua ashpër disa muaj më parë nga banorët e zonës dhe qeveria u tërhoq përkohësisht nga projekti, që ka nisur të konkretizohet.
Ky lajm nuk është pritur nga dega lokale e Partisë Demokratike, që ka ngritur pretendimin se investitori i këtij HEC-i është mik i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e ka mohuar këtë akuzë.
https://www.facebook.com/klodiantace.al/videos/696710110802143/?v=696710110802143