Ndeshja e parë e sezonit, ajo e Superkupës mes Partizanit e Kukësit, zgjidhet shumë shpejt nga kampionët e vendit. Mala ka shënuar golin e avantazhit në Elbasan Arena pas vetëm 6 minutash lojë, duke befasuar Blutë dhe ish-teknikun e të kuqve Shpëtim Duro. Në një kënd gati të pamundur mesfushori ndëshkon portierin Avdyli, duke i dhënë startin e duhur skuadrës së Lerdës.