Flash

Presidenti i Malaga sulmon Taren: "Janë në botën e ëndërrave"

Lapsi.al 25 July 2019
Presidenti i Malaga sulmon Taren: "Janë në botën e
Èshtë kaos total rreth figurës së Jony, mesfushorit spanjoll që është blerë dhe zyrtarizuar nga Lazio në 23 korrik. Zyrtarizimi u duk sikur zgjidhi gjithcka, por Malaga është kthyer në sulm me presidentin Abdullah Al Thani, që edhe dy javë më parë kishte deklaruar se nuk kishte firmosur asgjë për të dhënë aprovimin e transferimit të lojtarit. Jony është zyrtarisht një lojtar bardhekaltër, i bindur përfundimisht nga Igli Tare, gjatë vizitës në qendrën stërvitore të Lazio e ka debutuar në miqësoren kundër Entella, por numri 1 i klubit të Segunda Division sulmon: "Janë në botën e ëndërrave, do shohim se cfarë do të ndodhë". Një frazë gati kërcënuese, sidomos pas lajmit të dalë ditët e fundit të vullnetit të pronarit të Malaga për të denoncuar si Lazio ashtu edhe lojtarin spanjoll për mënyrat me të cilën kanë arritur akordin. Klubi kryeqytetas ka arritur në fakt të evitojë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 12 milionë euro për lojtarin, që në momentin e blerjes do të paguhet vetëm 2 milionë. Një operacion dinak i Tares që nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Malaga, që premton luftë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI