Flash

Juventus–Inter, çfarë funksionoi dhe jo, pas derbit të parë të Italisë...

Lapsi.al 25 July 2019
Juventus–Inter, çfarë funksionoi dhe jo, pas derbit të

Është vërtetë futbolli i gushtit, por Juventus–Inter është gjithmmonë një ndeshje me një impakt të veçantë. Ndaj dhe miqësorja e parë mes dy skuadrave ka qenë e tillë për të dhënë disa përgjigje. Më përpara fizikisht zikaltërit, por kishin gropa të mëdha në skuadër, teknikisht e pakrahasueshme Juventus që, me ritme të ulëta ka zhvendosur ndeshjen në pjesën e dytë, duke gjetur barazimin me një goditje dënimi të Cristiano Ronaldo, përpara fitores me penallti.

JUVENTUS

ÇFARË FUNKSIONOI - Mirë prapavija me përjashtim të gabimit të Mathijs De Ligt që ka dhuruar 1-0 për zikaltërit. Duhen bërë llogaritë me dy mungesa të forta si Chiellini dhe Alex Sandro. Është dukur tashmë në formë të mire CR7: goli mënjanë, portugezi ka bërë disa goditje të rrezikshme, por edhe Bernardeschi ka shfaqur një ritëm të mirë.

ÇFARË NUK FUNKSIONOI – Mesfusha për t’u riparë e gjitha, pavarësisht pranisë së tre lojtarëve në formë. Në mënyrë të veçantë Rabiot është dukur shumë i lehtë – shumë – dhe mbrapa në kondicionin fizik. Në krahëm Cancelo e De Schiglio nuk kanë shtyrë mjaftueshëm, shpesh duke preferuar krosimet nga vija e mesfushës drejt thellësisë. Higuain dhe Mandzukic kanë pasur pak topa të luajtshëm: më mirë argjentinasi se kroati, por më shumë në lojën e spondeve dhe jo për dhënien e shpejtësisë dhe finalizimin.

INTER

ÇFARË FUNKSIONOI – Prapavija duket tashmë e rregulluar, pavarësisht mungesës atje të Diego Godin. Presingu shpesh e bën të humbasë topin mesfushën kundërshtare, ndërsa Sensi dhe Brozoviç kanë treguar një rritje të konsiderueshme. Për më tepër është një Perisic, që si sulmues i dytë mund të sjellë një taktikë të re, duke u hapur në të majtë dhe duke i lënë më shumë hapësira qendërsulmuesit.

ÇFARË NUK FUNKSIONOI – Inter është dukur më përpara fizikisht, të paktën në pjesën e parë, por më pas ka pësuar një rënie në pjesën e dytë kur ritmet janë ulur dhe për më tepër ka dalë nga fusha pjesa më e madhe e lojtarëve cilësorë të kundërshtarit. Qartësisht mungon një qendërsulmues – Dzeko apo Lukaku – ndërsa Dalbert është dukur i fortë, por më pak i shkëlqyer se sa Candreva, i zoti në krahun e djathtë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI