Flash

Milan akord me Correa: duhet bindur Atletico Madrid të ulë pretendimet

Lapsi.al 21 July 2019
Milan akord me Correa: duhet bindur Atletico Madrid të ulë pretendimet

Angel Correa i ka premtuar Milan. Madje, kuqezinjtë i kanë marrë më shumë se thjesht një premtim 24 vjecarit të Atletico Madrid. Sipas kanalit sportiv argjentinas Tyc Sports nuk mungon edhe një akord mes shoqërisë së rrugës Aldo Rossi e sulmuesit nga Rosario. Mbetet për tu përcaktuar - e nuk është gjë e vogël - tratativa me klubin spanjoll. Bardhekuqtë duan të fitojnë me shitjen rreth 50 milionë, Djalli është i gatshëm të vendosë në tavolinë një shifër inferiore.

Një ndihmë për Milan mund të mbërrijë nga Jorge Mendes. Agjenti i fuqishëm, si është publikuar në ditët e kaluara, është vënë në lëvizje për të favorizuar largimet e André Silva (destinacioni Monaco) e Cutrone (që nuk po bindet nga opsioni Ëolverhampton) duke i lejuar kështu Milan të bëjë një operacion të kushtueshëm nga pikëpamja ekonomike. Gjatë javës së ardhshme mund të ketë një takim mes dy klubeve për të diskutuar e për të intensifikuar tratativën. Maldini e Massara po mundohen të kënaqin Giampaolo, duke i vënë në dispozicion një lojtar polivalent (i aftë të luajë në krahë dhe si sulmues i dytë) e funksional për lojën e ish-teknikut të Sampdoria.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI