Flash

Bale 'flaket' jashtë nga Zidane: "Po ikën, shpresojmë sa më shpejt"

Lapsi.al 21 July 2019
Bale 'flaket' jashtë nga Zidane: "Po ikën,

Historia e dashurisë mes Gareth Bale e Real Madrid është në fund. Madje i ka orët të numëruara, 24 o maksimumi 48 sipas fjalëve të teknikut të spanjollëve Zinedine Zidane. Pas humbjes në ICC kundër Bayern Munchen (3-1 për gjermanët), francezi në konferencë për shtyp ka folur për sulmuesin uellsian, që qendroi ulur në pankinë për gjithë ndeshjen: "Bale nuk luajti se është duke ikur. Shpresojmë të largohet shpejt, do të ishte më mirë për të gjithë".

"Po punojmë për transferimin e tij në një klub tjetër - ka shtuar Zidane - Nuk kam asgjë personale me të, por vjen një moment kur gjërat bëhen sepse duhen bërë. Duhet të marr vendime e duhet të ndryshojmë. Kjo është zgjedhja e trajnerit, por edhe lojtarit - është shprehur Zidane - Ai e di situatën. Gjithcka do të ndryshojë, nuk e di për 24 apo 48 orë, por do të ndryshojë. E është dicka e mirë për të gjithë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI