Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Raiola zbulon akordin verbal të Ajax me de Ligt: kalimi tek Juventus është çështje ditësh

Lapsi.al 8 July 2019
Raiola zbulon akordin verbal të Ajax me de Ligt: kalimi tek Juventus

Janë orë të nxehta për transferimin e Matthijs De Ligt në Torino. Tratativa mes Juventus e Ajax është futur në fazën finale, sidomos pas ndërhyrjes së Mino Raiola, që ka njoftuar publikisht se ekziston një akord mes klubit hollandez dhe mbrojtësit për ta lënë të largohet. Duke folur për mikrofonët e 'De Telegraaf', agjenti i lojtarit ka zbuluar se rreth një vit më parë Ajax i kishte premtuar De Ligt që përballë një oferte prej 50 milionë do ta linte të lirë vitin pasues.

"Janë arritur akordet me Matthijs e tani i takon Ajax. Një cështje arbitrazhi është jashtë diskutimi për ne. Lojtari shpreson vetëm që Juventus e Ajax të tregojnë vullnetin për të gjetur një akord me shpejtësi", ka thënë Raiola, duke përmendur akordin verbal të një viti më parë, në tentativë për të përshpejtuar tratativën.

Oferta që për momentin Juventus ka dërguar tek klub hollandez është 55 milionë euro plùs 10 bonus, Ajax e ka refuzuar, por fjalët e Raiola mund ti japin kthesën decisive operacionit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI