Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Kupa e Amerikës është e Brazilit: Jesus bën 'shpaguesin' në Rio

Lapsi.al 8 July 2019
Kupa e Amerikës është e Brazilit: Jesus bën

Në fund triumfon logjika e Brazili imponohet, por jo pa bërë një luftë të vërtetë në Maracanà në finalen kundër Peru. Suksesin e parë Tite në pankinën e Selecaos ia dhanë veprimet e Everton e Gabriel Jesus si dhe një penallti e Richarlison, por Perù qendroi në lojë deri në fund, i ndihmuar edhe nga inferioriteti numerik i kundërshtarit në 30 minutat e fundit, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga sulmuesi i City. Blanquirroja iluzionoi me Guerrero, që privoi Alisson nga kënaqësia të mbyllte turneunme portën të paprekur, por dëshroi në tentativat finale pavarësisht një lojtari më shumë. Seleçao konfirmohet e pagabueshme në shtëpi ku arrin triumfin e pestë në po aq turne të orgabizuara, por mbi të gjitha zbulohet fituese edhe pa Neymar, duke triumfuar në finalen e parë të luajtur pa kampionin e saj në 10 vitet e fundit.

Brazili i Tite luan kujdesshëm dhe shmang presingun e të besuarve të Gareca me një gol spektakolar të krijuar nga Jesus. Avantazhin në Maracana, Selecao e mori në aksionin e parë të vërtetë. Në minutën e 15 Gabriel Jesus ishte spektakolar: kontroll, driblim e krosim preciz për Everton, që e kishte fare të thjeshtë të depozitonte në rrjetën e Perusë, që deri në atë moment kishte treguar agresivitet, me impresionin se mund të bënte shumë në këtë ndeshje.

Dy gola në katër minutat e fundit të pjesës së parë e kanë bërë edhe më dramatike finalen e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë. Një 11 metërsh i akorduar, edhe pas kontrollit me VAR, ka prishur pathyeshmërinë e Brazilit në këtë turne. Prekja e pavullnetshme me dorë e Tiago Silva është gjykuar penallti dhe Guarrero ka mposhtur për herë të parë Alisson. Goli i tretë në këtë kompeticion për sulmuesin veteran, por nuk ka mbaruar. Një aksion spektakolar i Brazilit në minutën e tretë shtesë ka nxjerrë Gabriel Jesus përballë portierit, të cilin e ka mundur me një goditje precize, që e ktheu Brazilin në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Në krahasim me 5-0 e fazës së grupeve, peruanët nuk hoqën dorë nga ndeshja. Blanquirroja provoi të sulmonte kokë ulur, por përpara nuk gjeti hapësirë. Situata mund të ndryshonte kur Gabriel Jesus humbi mendjen duke njollosur një përfaqësim të jashtëzakonshëm në një orë lojë, duke marrë kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrjen ndaj Tapia. Superioriteti numerik i dha Perùsë shansin të luante gjithcka në 30 minutat e fundit, por Brazili luajti me kujdes, duke goditur në fund me inisiativën e Everton, që shkaktoi penallti: Richarlison nuk gaboi duke nisur festën e tifozëve brazilianë në Maracanà.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI