Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

"Do ti paguaj 120 milionë euro", strategjia e Griezmann për të evituar grumbullimin me Colchoneros

Lapsi.al 7 July 2019
"Do ti paguaj 120 milionë euro", strategjia e Griezmann për

Pavarësisht se është thërritur, Antoine Griezmann nuk do të prezantohet në grumbullimin e Atletico Madrid. Sulmuesi francez, sipas 'Mundo Deportivo', i ka komunikuar zyrtarisht klubit se do të paguajë klauzolën zgjidhëse të kontratës prej 120 milionë euro e në këtë mënyrë ka fituar kohë, duke evituar turpërimin për tu gjendur përballë shokëve dhe teknikut Diego Simeone.

Natyrisht pastaj nuk do të jetë lojtari që do paguajë, por Barcelona, që duhet të derdhë të gjithë shumën brenda javës së ardhshme për të evituar një tjetër bllokadë. Atletico nuk ka ndërmend të bëjë ulje: klubi i Madridit është i irrituar me Barça, duke e akuzuar me një komunikatë të ashpër se ka nisur bisedimet me sulmuesin në një moment deciziv të sezonit të kaluar. Pas komunikatës erdhi thirrja për grumbullimin, ndjekur nga komunikimi i avokatit të francezit: "Nuk do të shkojë në grumbullim, shkakton stres emotiv".

Historia e gjatë e dashurisë mes Le Petit Diable e Atletico duket se po përfundon në mënyrën më të keqe, edhe pse divorci ishte kuptuar prej muajsh e Colchoneros sapo kanë blerë nga Benfica (126 milionë euro) Joao Felix, që do të mbajë fanellën me numër 7. Ligjërisht Barcellona ka në dispozicion të gjithë korrikun për të bërë pagesën në arkat e Atletico, por duket se mund ta bëjë brenda pak ditësh, në mënyrë që ta ketë Griezmann në dispozicion të Valverde që në ditën e parë të përgatitjeve (14 korrik).

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI