Flash

Juventus parakalon Real Madrid: 134 milionë euro për Pogba

Lapsi.al 7 July 2019
Juventus parakalon Real Madrid: 134 milionë euro për Pogba
Juventus e ka shumë seriozisht për Paul Pogba dhe ofertë e bardhezinjve nuk është larg nga 150 milionët e kërkuar nga Manchester United. Sipas asaj që shkruan Times, kampionët e Italisë kanë vendosur në tavolinë ofertën prej 120 milionë stërlina (rreth 134 milionë euro) për francezin. Bardhezinjtë në këtë mënyrë duan të mundin konkurencën e Real Madrid, që në ditët e kaluara i propozuan Red Devils 80 milionë e kartonët e Kroos e Bale. Aleatët e Juventus në këtë operacion me koeficient të lartë vështirësie: vetë Pogba, që kërkon të kthehet në Torino, e Mino Raiola, agjenti i 26 vjecarit që ka raporte të shkëlqyera me piemontezët. Menaxheri italo-hollandez do ti plotësonte me kënaqësi dëshirën të asistuarit të tij, por United nuk tërhiqet nga pozicioni i tij. Vullneti i Manchester United - shpjegon Times - është ta mbajë në skuadër Pogba, duke e konsideruar qendror në projektin e rikostruksionit që i është besuar teknikut Ole Gunnar Solskjaer. Lojtari është grumbulluar rregullisht për turneun pre-sezonal në Australi e Lindje. Një akt normal (mesfushori është i teseruar i United), por mund të jetë gjithashtu edhe një tjetër bllokadë e anglezëve, të aftë të nxjerrin pengesa nga më të ndryshmet për të ndalur largimin e një lojtari pa dëshirën e klubit... De Gea e Real Madrid e dinë mirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI