Flash

"Trajner, si do të luajmë?" telefonata e De Ligt për Maurizio Sarri nuk lë më dyshime

Lapsi.al 6 July 2019
"Trajner, si do të luajmë?" telefonata e De Ligt për

Shpesh janë trajnerët që marrin në telefon lojtarët gjatë një tratative merkat, për ta bindur të pranojnë transferimin. Është një mënyrë për të transmetuar besim, për ta bërë të ndihet i rëndësishëm një kampion e për ta bërë pjesë të skuadrës pa u bërë ende vërtetë. Matthijs de Ligt ka përmbysur tendencën. Sipas informacioneveishte ai që ka telefonuar Maurizio Sarri.

Që djaloshi ka personalitet të jashtëzakonshëm ishte kuptuar prej kohësh e sidomos në festën e titullit të Ajax. 19 vjec dhe me mikrofonin në dorë mbajti fjalimin e krenarisë. Këtë herë kërkoi numrin e Sarri, trajneri i tij i ardhshëm mësa duket dhe e ka pyetur: "Si do të luajmë?".

De Ligt nuk do garanci për një vend në skuadër: është kaq i sigurtë tek vetja sa ndoshta e ka të qartë se i vlen të 70 milionët që kërkojnë në Amsterdam. Hollandezi ka dashur të kuptojë filozofinë e lojës që e pret dhe Sarri duhet tia ketë bërë të qartë. Në përfundim të asaj festës titull me Ajax, De Ligt u shpreh: "Treguam si jemi ne të Amsterdam, të lindur për të sulmuar". E për të lënë mënjanë Barcelonën e të zgjidhte Juventus, donte të ishte i sigurtë se do të shkonte në një skuadër me të njëjtin mentalitet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI