Flash

Maxi Lopez kthehet në Serie A dhe sfidon gruan e Icardi: "Dua të bëj prokuratorin"

Lapsi.al 7 July 2019
Maxi Lopez kthehet në Serie A dhe sfidon gruan e Icardi: "Dua të

Maxi Lopez përgatit rikthimin në Serie A, që premton shkëndija të tjera me ish-gruan e tij Wanda Nara. Pas një periudhe të shkurtër në Brazil me fanellën e Vasco (22 prezenca e 10 gola), sulmuesi argjentinas, në moshën 35 vjecare është gati të kthehet në Itali për të luajtur futboll e për të qendruar pranë fëmijëve që ka me Wanda Nara: "Dialogoj me 2-3 klube - ka zbuluar ish-sulmuesi i Udinese gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport - Një të nesërme do të jetoj në Milano, nuk i kam parë fëmijët e mi që nga janari".

Raportet me ciftin më të përfolur të kampionatit nuk janë përmirësuar aspak e Maxi nuk humb rastin të sulmojë Icardi e Wanda: "Kohët e fundit kam qenë në Milano duke menduar të kaloj kohë me fëmijët, por i kanë larguar qëllimisht. Është kështu prej vitesh, duhet të jem i fortë. Me Ëanda nuk flas më, nuk humbas gjë sepse e mësoj në rrjetet sociale".

"Wanda më kërkoi edhe mua të bëhej menaxherja ime kur duhet të kaloja nga Catania tek Milan - shtoi ai - Refuzova sepse për mua nuk është mirë kur përzihet jeta private me atë profesionale. Tani kërkoj një sfidë të re. Pastaj, kur të ndaloj së luajturi, do të bëj prokurorin". Sfida për Wanda Nara është e hapur...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI