Flash

"Problemet pas fitores...", Rama i përgjigjet opozitës me thënien e Winston Churchill

Lapsi.al 6 July 2019
"Problemet pas fitores...", Rama i përgjigjet opozitës me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të tërthortë ndaj denoncimeve të opozitës për manipulim të votave nga komisionerët e Partisë Socialiste dhe rritjes me më shumë se 5 % të pjesëmarrjes në votimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka zgjedhur të komentojë akuzat për votime farsë dhe të manipuluara, përmes citimit të një thënieje të shtetarit britanik Winston Churchill.

Problemet pas fitores janë më të kënaqshme se sa ato pas humbjes, por jo më pak të vështira.”- citon Rama.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke miratuar tabelat përmbledhëse për bashkite e vendit dhe kryetarët e rinj.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI