Flash

Shifrat kontradiktore për numrin e votuesve, KQZ: Kemi respektuar interesin e publikut për informacion

Lapsi.al 6 July 2019
Shifrat kontradiktore për numrin e votuesve, KQZ: Kemi respektuar interesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar me një tjetër deklaratë lidhur me shifrat kontradiktore për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ky reagim vjen pas një sërë denoncimesh të bëra kryesisht nga forcat politike të opozitës së bashkuar joparlamentare përsa u përket pasaktësive në numrin e totalit të votuesve, që KQZ-ja ka bërë të ditur në daljet e herëpashershme për mediat, pas mbylljes së procesit të votimit në mbrëmjen e të dielës së kaluar.

Deklaratë pas deklarate, përqindja e zgjedhësve që iu ishin drejtuar kutive të votimit, vinte në rritje dhe Partia Demokratike pretendon për një manipulim të votave që e tejkalon pragun e 5 %.

“Kodi Zgjedhor në asnjë dispozitë të tij nuk përcakton detyrimin që KQZ të publikojë  informacion për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë ditës së votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht se pa detyrim të shprehur në Kodin Zgjedhor, në respekt të opinionit dhe interesit publik, si dhe rritjes së  transparencës për procesin zgjedhor, realizon dhënien e informacionit për pjesëmarrje në votim gjatë ditës së zgjedhjeve.”-theksohet në deklaratën e KQZ-së, duke mos u përgjigjur për pasaktësitë e hasura në raportimet paraprake.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI