Flash

Kryemadhi tregon për luftën me sëmundjen e rëndë si dhe kostot e operacionit

Lapsi.al 6 July 2019
Kryemadhi tregon për luftën me sëmundjen e rëndë si dhe

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhin, tregoi sot në News 24 për operacionin e vështirë që realizoi pak javë më parë. Ajo rrëfeu se prej 5 vitesh vuante nga kanceri në qafën e mitrës. Doktorët i kishin kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Kryetarja e LSI tregoi se operacioni kushtoi 6500 euro, 1/3 e çmimit të këtij shërbimi në Shqipëri.

"Ndjehem shumë mirë falë mjekëve që ishin të jashtëzakonshëm. Dua t’i bëj thirrje të gjithë vajzave të reja shqiptare, të paguajnë vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës, mjekësia nuk është të kurosh, por të parandalosh.

Kalova një proces shumë të vështirë shëndetësor, kisha 5 vite që e mbaja nën mbikëqyrje, por doktorët kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme dhe ishte e vështirë pasi mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit, 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe.

Më vjen zor ta them pavarësisht se kam respektin më të madh për mjekët shqiptarë, i adhuroj.

Unë e kam ndjerë, kam bërë një operacion në një spital shëndetësor dhe unë nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro. E bëra operacionin në një vend të BE, ku ishte 1/3 e cmimit të Shqipërisë dhe ku shërbimi i ofruar ishte 10 herë më i lartë. Do të dëshiroja që të gjithë socialistët të deklaronin faturat e operacioneve plastike të grave të tyre dhe të vet atyre", tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Protestë kundër ndërtimit të HEC-eve

Anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit. Protestuesit m...

17:40

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI