Flash

Denoncimi i “qytetarit dixhital”: Po na heqin ndihmën ekonomike se nuk votuam

Lapsi.al 6 July 2019
Denoncimi i “qytetarit dixhital”: Po na heqin ndihmën ekonomike

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, denoncimin e mbërritur në adresë të tij nga një “qytetare digjitale” nga Elbasani.

Denoncuesja shkruan se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, banorët e fshatit Gjinar, janë detyruar të marrin pjesë në votime. Ndërkohë që sipas saj, personat që nuk kanë votuar, janë mbajtur shënim dhe janë paralajmëruar “me urdhër nga lart” për heqjen e ndihmës ekonomike.

Denoncimi i plotë:

Edvin Kristaq Avdyii/Lala/Keshi nderpret ndihmen ekonomike per ata qe refuzuan narkofarsen moniste!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha 

Un jam nje banore e fshatit Gjinar te Elbasanit,ne fshatin tone banoret u detyruan te shkojne te votojne. Disa nga familjet qe nk kane votuar (perfshire dhe familjen time) tani kercenohen me urdher nga larte na thone per heqjen e ndihmes ekonomike. Kjo ndihme ekonomike eshte e vetmja e ardhur per shum familje, nese hiqet kjo ..me cfare do jetojne keto familje??! 

Te gjitha sepse jane mbajtur shenim kush ka votuar e kush jo …

Votimi eshte zgjedhje e lire por mesa duket ketu ne vendin gjerat po kthehen shum mbrapa,ne kohen e komunizmit Ku jemi te detyruar te votojme e t’ju bindemi per te mbijetuar .

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI