Flash

Kryemadhi: Ndërkombëtarët janë turistë, jo zotër të Shqipërisë

Lapsi.al 6 July 2019
Kryemadhi: Ndërkombëtarët janë turistë, jo zotër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në “News 24” tha se ndërkombëtarët nuk mund të dalin kundër kushtetutës së Shqipërisë dhe se ata janë turistë e jo zotër të vendit.

“Më gjej një ndërkombëtar që ka përshëndetur zgjedhjet. Shqipëria është vend sovran dhe nuk ka ambasador që të dalë kundër Kushtetutës. Le të guxojnë të dalin kundër dekretit të presidentit të tyre. Nëse shkohet në gjykatë ndërkombëtare, del se shkelin sovranitetin e një vendi anëtar të NATO-s.

Ndërkombëtarët janë turistë, jo zot. Ka prej 4 vitesh që s’ka këtu më as investitorë të huaj, këtu ka prej 4 vitesh kompani fantazmë që vijnë. Ne nuk kemi investitorë të huaj që i dalin garant shtetit shqiptar, por kompani që marrin para nga Shqipëria dhe ikin”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se opozita dëshiron që të ndërgjegjësojë ndërkombëtarët se kush është Edi Rama dhe se kë po mbështesin.

“Të gjitha hapat e opozitës kanë qenë të kujdesshme dhe konspirative. Sot shoqëria civile dhe mediat janë të kapura nga Edi Rama. Ju vetë keni bërë pyetje që i kanë vënë në vështirësi Rama dhe të tijtë.

A e dini ju se Veliaj paguan njerëz në media për PR, Rama ka facebook-istët e vet. Ne kemi strategji. Strategjia jonë sot nuk është 13 tetori, pasi do edhe 3 muaj. Ne duam që ndërkombëtarët të kuptojnë se kush është Edi Rama. Ne dalim për të kuptuar ndërkombëtarët dhe shqiptarët se kush është Rama.”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Protestë kundër ndërtimit të HEC-eve

Anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit. Protestuesit m...

17:40

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI